Bayer Leverkuseni është në finalen e madhe të Europa League, pasi që e ka eliminuar Romën me rezultat të përgjithshëm 4:2.
Ballafaqimi i të enjtes mbrëma ka përfunduar baras (2:2) por falë fitores në takimin e parë me rezultat 2:0 në Romë, Bayer ka avancuar më tej.
Roma del kokulur nga Leverkuseni.
Granit Xhaka është më i miri në radhët e Leverkusenit.
Ai është vlerësuar me notën 8.9 nga faqja e specializuar për statistika.
Lojtar i ndeshjes është portieri i Romës Mile Svilar, me notën 9.2.