Skuadra e Marsejës u ndal në gjysmëfinalen e Europa League nga Atalanta, kështu që skuadra e Velodromit mbeti pa një finale të re europiane edhe pse luajti një sezon shumë të mirë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Marsejë, Atalanta fitoi 3-0 mbrëmë në Bergamo dhe u kualifikua në finale, e cila do të luhet në Dublin të Irlandës më 22 maj dhe kundërshtar do të jetë i pamposhturi i këtij sezoni, Bayer Leverkusen.
Në tre sezone, Marseille u ndal dy herë në gjysmëfinale të garave evropiane, dy sezone më parë Feyenoord i ndaloi në gjysmëfinale të ligës së konferencës.
Humbja ndaj Atalantës u përjetua keq nga 34-vjeçari me përvojë, Pierre-Emerick Aubameyang. Në fund të ndeshjes, gabonezi nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe ka qarë.