Berat Gjimshiti ka kaluar në finalen e Europa League me Atalantën.
Në mbrëmjen e sotme, ekipi nga Bergamo ka fituar me shifrat 3-0 kundër Marsejës.
Një tjetër ndeshje të nivelit të lartë ka zhvilluar mbrojtësi i Shqipërisë.
Vlerësimi për të nga Tuttomercatoëeb ishte nota 7:
“I dominon të gjithë, mbyll të gjitha hapësirat, ruan qetësinë dhe nuk bën asnjë gabim as në ndërtimin e aksionit”, shkruan media italiane.