Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni është në dyshime të mëdha për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në fillim të muajit të ardhshëm, për shkak të një lëndimi që ai e pësoi kundër Bayern Munichut.
Tchouameni u largua nga loja në minutën e 70’ në fitoren 2:1 të skuadrës së tij kundër Bayernit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Tani, i pyetur nëse Tchouameni do të luajë në finale, Ancelotti tha:
“Ne ende nuk e dimë nëse Tchouameni do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve. Rudiger dhe Nacho do të bëjnë rotacione këto ndeshje, Eder Militao do të luajë për të marrë minuta”.