Haaland, sërish kandidat për çmimin e “Lojtarit të Vitit”!
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, mund të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë për të dytin vit radhazi.
23-vjeçari norvegjez është nominuar për këtë çmim së bashku me shokun e skuadrës së Sitit, Fill Foden.
Mesfushorët e Arsenalit, Martin Odegard dhe Deklan Rajs, sulmuesi i Chelseat, Col Palmer, sulmuesi i Newcastles, Aleksander Isak, sulmuesi i Aston Vilës, Oli Uotkins dhe mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil van Dajk, plotësojnë listën e finalistëve.
Fituesi, që do të përcaktohet nga një votim publik dhe një panel i Premier Ligës, do të shpallet më 18 maj.