I freskët nga zhgënjimi i eliminimit nga Europa League nga Bayer Leverkuseni, Paulo Dybala të paktën ka një arsye për t’i lejuar vetes një buzëqeshje të vogël.
Sulmuesi argjentinas i Romës u votua “Lojtari i Muajit i EA SPORTS FC” për prillin në Serinë A, për performancën e tij nga ndeshja e javës së 31-të deri në të 34-tën.
Dybala fitoi konkurrencën e kundërshtarëve të respektuar si Calhanoglu, Gudmundsson, Lookman, Luis Alberto dhe Politano.
Trofeun e “Lojtarit të Muajit Prill” do ta marrë para se të nisë ndeshja Roma-Genova, e planifikuar në “Olimpico” në fundjavën e parafundit të Serisë A.