Edhe zyrtarisht nga sezoni i ardhshëm skuadra e Suharekës do të garojë në Superligën e Kosovës.
Suhareka u shpall kampione e Grupit A të Ligës së Parë të Kosovës, dhe tani inkuadrohet në Superligë.
Sot u organizua ceremonia e ndarjes së trofeut të kampionit të Ligës së Parë-Grupi A, ku Suhareka morri trofeun e parë në histori të klubit.
I menjëhershëm ishte reagimi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që i uroi mirëseardhje Suharekës në Superligë.