Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 34-t në Albi Mal Superligë.
Si çdo xhiro, edhe për këtë në program janë pesë duele për t’u zhvilluar.
Për ndeshjen Ballkani - Fushë-Kosova është caktuar gjyqtari Mentor Ajeti, kurse Mervan Bejtullahu do ta drejtojë takimin Llapi – Malisheva.
Kurse ndeshjen Drita – Feronikeli ‘ 74 do ta gjykojë gjyqtari Vigan Ibërdemaj.