Ndeshje vendimtare do të luhet në Kotorr për vend të parë, mes Bokelit dhe skuadrës shqiptare, Otrant - Olympic nga Ulqini.
Skuadra shqiptare kërkon pikë, qoftë edhe një që të ruajë kreun e tabelës dhe të bëjë hapin e madh drejt elitës së futbollit të Malit të Zi.
Ballafaqohemi luhet të dielën në dritat e reflektorëve, duke filluar nga ora 19.00.
Pas javës së 33-të në ligën e dytë, Otrant - Olympic kryeson me 73 pikë e ka dy më shumë se Bokeli.