Derbi i madh në Tetovë, aty ku vendoset titulli i kampionit

Futboll

Derbi i madh në Tetovë, aty ku vendoset titulli i kampionit

Nga: K.G. Më: 10 maj 2024 Në ora: 22:03
Marjan Radeski - djathtas dhe Besart Ibraimi - majtas

Të dielën (17.00) në stadiumin në Tetovë do të luhet derbi i madh i Maqedonisë së Veriut në futboll, mes Shkëndijes së Tetovës dhe kampionit në fuqi Struga Trim Lum.

Shkëndija është lider me 61 pikë sa ka edhe Struga Trim Lum në pozitën e dytë.

Marjan Radeski dhe Besart Ibraimi, tandemi i Struga Trim Lum, para disa sezoneve drejtuan sulmin e Shkëndijës dhe fituan trofe me "kuqezinjtë" tetovarë dhe e dijnë më së miri se sa do të jetë e vështirë.

Pra, sot në Strugë, Marjani dhe Besarti pinë nga një kafe bashkë, një bisedë, natyrisht, në plan të parë ishte se si të mundet Shkëndija. 

Është e qartë se shumë gjëra varen prej tyre nëse Struga TL do të festojë në Tetovë.

Të dytë kanë shënuar 28 gola së bashku këtë sezon dhe kanë edhe nga 19 asistime.

Pikërisht tek ta dy lojtarët janë përqendruar të gjithë sytë, të gjitha shpresat në kampin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat