Ndeshja më e rëndësishme e sezonit, e cila do të vendosë se kush do të jetë kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll, do të luhet të dielën në Tetovë nga ora 17:00, ku do të takohen Shkëndija dhe Struga Trim Lum.
Stojançe Trpçevski do të gjykojë derbin e madh, Shkendija - Struga Trim Lum.
Kjo ndeshje pritet me padurim për faktin se gjithçka vendoset, kur dihet se Shkëndija kryeson me 61 pikë e kampioni në fuqi, Struga, zë vendin e dytë po ashtu me 61 pikë.
Java e 32-të, e diel
Shkupi – Brera: Krunislav Gjorgjiev (Shtip)
Shkendija – Struga TL: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Gostivari - Rabotniçki: Done Ristovski (Gevgjeli)
Tikveshi – Voska: Dimitar Pileshkov (Shtip)
Sileksi – Vardari: Jovan Kaçevski (Strugë)
Makedonija GP – Bregallnica: Ivana Projkovska (Shkup)