Skuadra e Stutgartit kaloi në vend të dytë por me gjasë përkohësisht pasi që ka një ndeshje më shumë se Bayern Munihu pas javës së 33-të në Bundesliga I.
Stuttgarti ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Augsburgut.
Futbollisti Guirassy shënoi në minutën e 48-të për fitoren e madhe.
Augsburg ka zbehur dukshëm gjasat për vend të shtatë.
Stuttgart zë vendin e dytë me 70 pikë e ka një më shumë se Bayerni dhe Augsburg renditet në pozitën e 9-të me 39 sosh.