Talenti shqiptar Kleis Bozhanaj, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, në duelin e Serisë B mes Lekos dhe Modenës.
Sulmuesi 23-vjeçar, shënoi golin e dytë, në fitoren 2-3 që skuadra e tij Modena arriti në transfertë në duelin e vlefshëm për javën e fundit të kampionatit.
Për Bozhanajn ky ishte goli i tretë, teksa është aktivizuar 21 ndeshje me fanellën e Modenës.
23-vjeçari shpreson që në sezonin e ardhshëm të marrë më shumë minuta te skuadra italiane, teksa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Karreareses në Sernë C. si dhe e moshave të Empolit dhe Napolit. Gjithastu sulmuesi provoi edhe një aventurë të shkurtë në Portugali te Casa Pia.
Bozhanaj është një produkt i futbollit shqiptar, ku në të kaluarën ishte pjesë e moshave të Partizanit dhe Dinamos. Nga blutë ai më pas u transferta te klubi i Empolit.