Java e 32-të e Bundesligës risjell në vëmendjen e tifozëve të kampionatit gjerman sezonin 1983/84 ku në atë javë u shënuan plot 53 gola.
Ndeshja Kiker Ofenbah–Verder Bremen është takimi me më shumë gola me miqtë fitues me shifrat 7-3.
Ndeshja e dytë me më shumë gola ishte ajo e mbajtur në Gladbah mes ekipit të Borusias dhe Uerdingen ku ekipi vendas fitoi 7-1. Shtatë gola u shënuan në ndeshjen mes Nyrnbergut dhe Hmaburgut. Edhe në këtë takim miqtë nga veriu dolën të fituar me shifrat 6-1.
Katër gola të tjerë erdhën në takimin ku Shtugarti barazoi 2-2 me ekipin e Ajntraktin e Frankfurtit.
Ndërsa pesë të tillë erdhën në fitoren e thellë (4-1) të Ajntraktit të Braunzhvajgut përballë Fortunës së Dyseldorfit.
Atë javë ishte historike edhe humbja e pësuar nga Borusia e Dortmundit, e cila humbi derbin me Këlnin me shifrat 5-2. Po të njëjtin rrezultat dhuroi edhe ndeshja e fituar nga Bajerni i Mynihut përballë Kaizerslaurternit.