Një sulmues dhe një qendërmbrojtës, janë këto dy prioritetet e merkatos për Milanin për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit kanë nisur të lëvizin dhe në majë të listës për rolin e bomberit kuqezinjtë janë Sesko dhe Zirkzee.
Nëse për lojtarin e Bolonjës konkurenca e Juventusit dhe Arsenal është e fortë, slloveni duket për momentin më i arritshëm. Te Milan kanë hequr veç një buxhet prej 50 milionë eurosh për 20 vjeçarin, por duhet bindur Leipzig, që zakonisht nuk bën ulje.
Për momentin në kontratën e sulmuesit ka një klauzolë që për momentin shkon në 65 milionë euro. Vendimtare do të jetë puna e agjentëve të Seskos që kanë shkuar në Milano këto ditë për të kuptuar nëse ky operacion mund të realizohet.
Shumëçka do të varet dhe nga vullneti i vetë sulmuesit, që i duhet të marrë një vendim për të ardhmen deri në fund të muajit, thënë ndryshe pak pas përfundimit të sezonit në Gjermani. Në axhendën e merkatos së Milanit është dhe Alessandro Buongiorno, i destinuar t’i thotë lamtumirë Torinos në fund të sezonit.
Qendëmbrojtësi ju pëlqen të gjithë klubeve të mëdha në Itali, veçanërisht Interit dhe Milanit. Milani ka nisur kontaktet me stadin e qendërmbrojtësit, pëer të cilin duhen 45 milionë, kaq është çmimi që i ka vendosur presidenti i Torinos Ubrano Cairo.
Milani mund të provojë të ulë shumën duke futur në tratativë dhe Lorenzo Colombo, që aktualisht luan te Monza dhe ju pëlqen shumë drejtuesve të Torinos.