Armando Broja i cili është lojtar i Bluve të Londrës, u huazua në merkaton e janarit në Fulham, kjo si arsye për të pasur minuta në kampionat.
Por që nga fillimi, trajneri Silva nuk i ka besuar aspak sulmuesit shqiptar, duke mos startuar me të, duke favorizuar Rodrigo Muniz.
Merkato verore pritet të jetë mjaftë e ngarkuar për Brojën, ku do duhet të zgjedh për klubin e ri, pasi që me Chelsean do të ndaj rrugët me të përfunduar edicionit 2023/24.
Pas kampionatit evropian, Broja do bëj zgjidhjen e tij, me disa skuadra nga Premier League dhe Serie A që janë të interesuara për shërbimet e tij.