Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Isnik Alimi, është individi më i mirë në formacionin e Sepsit në fitoren 3:2 ndaj Rapid Bukureshtit në Ligën e Parë të Rumanisë.
Në play-off për renditjen më të lartë, Sepsi ishte më i mirë se Rapid falë lojës së shkëlqyeshme të Alimit, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
Mesfushori luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe e kurorëzoi lojën e shkëlqyeshme me gol në kohën shtesë të pjesës së parë kur shënoi për 3:1.
Për Alimin ky është goli i gjashtë sezonal në kampionat dhe ka edhe tre asistime. Sepsi ndodhet në vendin e pestë të tabelës me 34 pikë.