Albano Aleksi ka mbyllur sezonin. Nuk ka të bëjë me ndonjë dëmtim, por për shkak të kartonit të uq të marrë në duelin me Dinamon javën e kaluar.
Në sfidën e sotme ndaj Tiranës, mesfushori i rrogozhinasve do të mun gojë ndaj ish-skuadrës së tij, pasi do të jetë i pezulluar. Dueli i sotëm do të jetë edhe ndeshja e fundit për ekipet për këtë sezon në kampionat.
Në këto kushte Aleksi ka mbyllur llogaritë me Superioren që në duelin me Dinamon. Por “dhimbjet e kokës” për Edlir Tetovën shtohen, pasi 31-vjeçari dot ë mungojë edhe në finalen e Kupës ndaj Kukësit.
Por për arsye kartonësh do të mungojë edhe ndaj verilindorëve, pasi në gjysmëfinalen ndaj Vllaznisë mori të dytin e verdhë, duke dalë më pas me karton të kuq.
Kujtojmë se rrogozhinasit me fitoren ndaj Dinamos siguruan vendin e parë në klasifikim dhe sot ndaj Tiranës luajnë thejshtë për statistikë dhe mungesa e Aleksit nuk pritet të jetë problematike. Ndërkohë tjetër histori do të jetë mungesa e tij në finalen e Kupës ndaj Kukësit, pasi Tetova do të duhet të gjejë zëvendësuesin e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër me kualifikimin e Egnatias në “Final – Four”, Aleksi po të jetë i gatshëm. Pasi sipas rregullores kartonët e kuq që merren teknikisht nuk do të logaritën në finalet e “Final – Four”. Kështu Aleksi të kuqin e ka teknikisht dhe nuk është i dënuar apo pezulluar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.