Sezoni i rekordeve

Futboll

Sezoni i rekordeve

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Sezoni i rekordeve për skuadrën e tyre të zemrës meriton një kujtim, i cili zgjat për të gjithë jetën.

Pas triumfit në Bundesligë dhe arritjes në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Europës, skuadra e Leverkusen ka bërë të paharrueshëm sezonin si skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje, plot 49.

Për të “festuar” klubi i Leverkusen ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për tifozerinë e saj duke i ftuar të bëjnë tatuazh diçka që lidhet me skuadrën.

Në sajtin zyrtar të klubit shkruhet se prenotimet për tatuazhet e para tashmë kanë nisur dhe mbetet për t’u parë se kush prej tifozëve do të ketë idenë më të veçantë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat