KF Shqiponjat nga Prishtina është anëtar i ri i Ligës së Dytë të Kosovës.
Në ndeshjen e barazhit të Ligës së Tretë – Rajoni i Prishtinës, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, KF Shqiponjat shënuan fitore bindëse ndaj KF Mati, me rezultat 4:0.
FFK edhe sivjet mundësoi që kjo ndeshje të luhet me sistemin VAR, duke bërë kësisoj që ndeshjet e tilla të rëndësishme të jenë nën monitorimin e teknologjisë së avancuar pavarësisht rangut garues.
Presidenti Agim Ademi në emër të KE të FFK-së e ka përgëzuar KF Shqiponjat për suksesin e arritur dhe i ka dëshiruar organizim edhe më të mirë në edicionin e ri dhe suksese në Ligën e Dytë, derisa ka përgëzuar edhe strukturën e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës për organizimin e garave në këtë edicion.