Manchester City ka shënuar fitore me shije të titullit të kampionit në stadiumin ”Craven Cottage” në Londër.
Fulhami nuk ishte i denjë karshi kampionit në fuqi, duke pësuar fiasko me rezultat 4:0.
Futbollistët Gvardiol (13' e 71'), Foden (59') e Alvarez (0+7' - nga penalltia), shënuan për Cityn.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e 67-të për Fulhamin.
Ai për 23 minutat e fundit nuk e gjeti rrjetën e liderit.
Manchester City (një ndeshje më pak) kryeson me 85 pikë dhe ka dy më shumë se Arsenali.
Fulham renditet në vend të 13-të me 44 pikë të mbledhura..