Shqiptari qëndron zikaltër

Futboll

Shqiptari qëndron zikaltër

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:33
Interi

E ardhmja e Kristjan Asllanit është e sigurt. Mesfushori shqiptar nuk do të largohet nga Milano dhe për këtë fakt “garanton” vetë Simone Inzagi.

Trajneri i Interit në fund të ndeshjes së fituar prej të besuarve të tij ka vlerësuar Asllanin për pjekurinë e treguar.

“Kam marrë sinjale pozitive prej shumë lojtarëve.

Mes tyre është edhe Asllani, i cili është rritur shumë.

Ka luajtur pjesë ndeshjesh të rëndësishme dhe mendoj se është rritur shumë”, tha Simone Inzagi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat