Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Las Palmas-it, në takimin e javës së 35-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me Mallorca-n, bëjnë hapin e madh drejt sigurimit të ekzistencës në elitën e futbollit spanjoll.
Futbollisti Gonzalez ka realizuar në minutën e 29-të.
Vedat Muriqi është paraqitur nga minuta e parë dhe në të 80-tën është ndëshkuar me karton të verdhë.
Muriqi është zëvendësuar në minutën e 83-të.
Pas javës së 35-të të kampionatit spanjoll, Las Palmas zë vendin e 14-të me 37 pikë e ka dy më shumë se Mallorca që gjendet një pozitë më poshtë.