Hoselu Mato ka fituar me meritokraci një vlerësim të vonë. Ia vlen të kujtojmë se ai kaloi në gjashtë skuadra të ndryshme në shtatë sezonet e fundit për të përfunduar rrugën e tij drejt majës me një dopietë spektakolare kundër Bajernit të Mynihut që e ka kthyer atë në heroin e fundit të Realit të Madridit.
“Po kënaqem me atë që më ka ndodhur këto ditë dhe tashmë jam i fokusuar tek e nesërmja”, rrëfeu sulmuesi spanjoll. Hoselu foli pas përfundimit të seancës stërvitore në Valdebebas ku përmendi dhe të ardhmen e tij, ku nuk përjashtohet dhe rinovimi me klubin e bardhë.
“A duhet të qëndroj në Madrid te Reali? Ne do të flasim për këtë në fund të sezonit”, rrëfeu ai.
Sulmuesi 34- jeçar ka fituar afeksionin e bardhezinjve dhe respektin e bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve.