Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta e Dinamo luajtën kartën e tyre të fundit në kërkim të një vendi të katërt por pa sukses.
Një 90 minutësh përfunduar me shifrat 1-0, ku suksesi i bregdetarëve erdhi vetëm në fryëm e fundit. Dinamo vuajti fillimisht, me kundërshtarin që i shkoi afër golit, me tentativat e Arifit.
Pjesa e dytë pa sërish Teutën agresive dhe Dinamon në pritje, por Mehmeti i kishte marrë masat dhe nuk lejoi më mundësi flagrante për kundërshtarin.
Nëndetësja mori zemër dhe një sinjal me Zabërgjan. Blutë ndoshta e konsideruan të mbyllur takimin, por nuk kishin bërë llogaritë me Realdo FIlin. Sulmuesi hyri në fushë në minutën e 84′ duke bërë heroin kundër Dinamos dhe dhuruar fitoren Teutës.
Pas kësaj fitore, durrsakët e mbyllin sezonin në vendin e 6-të në kuotën e 50 pikëve dhe dinamovitet në vendin e 7-të me 47 pikë të koleksionuara.