FC Ulpiana 1992 kurorëzohet me titullin e kampionit në Ligën e Parë, promovohet në Sigal Superligë.
KFF Ulpiana 1992 është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Parë në konkurrencën e vajzave.
Ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve për futbollistet e Ulpianës 1992 u organizua në nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së 21-të, Ulpiana 1992 – Intelektualet (4:1).
Trofeun dhe medaljet për vashat lipjanase i ndanë Vjollca Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe Agron Shosholli, anëtar i Komisionit të Garave për ligat e vajzave.