Drita e Gjilani kërkon vetëm fitore, çdo rezultat tjetër, do të thotë dorëzim në luftë për kreun e tabelës.
Feornikeli 74 me kryetrajnerin Shefki Kuqi kërkojnë pikë në Gjilan në luftë për të siguruar ekzistencën.
Drita zë vendin e tretë me 65 pikë e Feronikeli të shtatin me 37 pikë pas javës së 33-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Futbollisti i Dritës, Obioha tha se Drita është përgatitur për tri pikë.
"Për ndeshjen e nesërme jemi të përgatitur edhe fizikishin edhe mentalisht që t'i marrim tri pikë", ka thënë Samson Ebuka Obioha.
Ndeshja zhvillohet nesër në Gjilan, në orën 15:00.