Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, sonte ka qenë i pranishëm në përballjen mes Dinamos së Zagrebit dhe Osijekut.
Kujtim Shala ka qenë i ftuari special nga Dinamo e Zagrebit, për të kremtuar titullin e ri të kampionit në Kroaci.
Kujtim Shala shihet në foto në prapavijë, ndërsa para tij është legjenda kroate e futbollit Zvonimir Boban.
Kujtim Shala mbahet mend si sot kur e veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë në ndeshjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo ndodhi me 17 tetor të vitit 1990 dhe ende pa u shemb Jugosllavia artificiale, për çka edhe bëri bujë kjo ndeshje në atëkohë.
I tronditi në anën tjetër ish jugosllavët, si është e mundur që të luhet një ndeshje e tillë në Maksimir të Zagrebit.
Zvonimir Boban, kujtohet njëri nga problematikët, ku në ndeshjen Dinamo - Cërvena Zvezda,e cila nuk nisi fare me 13 maj të vitit 1990, në Maksimir, ky pa një pa dy e goditi në stilin e kick-boksierit milicin ish jugosllav.
Ndodhën trazira në tribuna e në fushë, rrahje masive mes BBB të Dinamos dhe Delijes së Zvezdës.
Shala e Boban dhe shumë yje kroatë, sonte ishin të pranishëm në Maksimir në festën e Dinamos së Zagrebit.
Dinamos në Maksimir sonte e mundi me 1:0 Osijekun, në kuadër të javës së 34-të.
Dinamo e Zagrebit është kampion i ri i Kroacisë, e cila tani ka 78 pikë e 7 më shumë se Rijeka dy javë pa ra perdja e kampionatit.