Numri një i stolit të Bolognas, Thiago Motta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas suksesit 2-0 ndaj Napolit.
“Unë nuk bëj llogari matematikore, kam vënë të gjithë energjinë time në dispozicion të ekipit dhe po shijoj këtë moment me këta djem fanastikë. Jam i lumtur për tifozët që na ndjekin dhe i përjetojnë këto momente duke na mbështetur edhe në vështirësi, por mbi të gjitha jam i lumtur për lojtarët e mi”.
Shumë ndryshime në 11-shen titullare?
“Kjo ndodhi sepse të gjithë meritojnë të luajnë. Portierët që kemi janë të shkëlqyer dhe Ravaglia meritonte minuta. Nuk jam unë ai që i bëj formacionet, unë i besoj asaj që shoh gjatë javës. Janë ata që më bëjnë të kuptoj, thjeshtë jam i kujdesshëm të gjej inputin e duhur nga secili prej tyre”.
Pse u largua Zirkzee në minutën e 73’?
“Duhet ta shohim dhe ta vlerësojmë situatën e tij, nuk e di ende. Ai ndjeu dhimbje në gjurin e majtë, por ne nuk e dimë ende”.