Sot pasdite nga ora 17:00 në Tetovë do të takohen Shkendija dhe Struga Trim Lum, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
“Do të jetë një mega përballje, do të jetë një luftë për titull.
Nëse Shkendija fiton, atëherë do të fitojë titullin e pestë në historinë e klubit, nëse Struga fiton dhe Shkupi nuk fiton me Brerën, atëherë kampioni aktual do të qëndrojë në majën e futbollit dhe do të fitojë kupën e dytë të kampionatit në histori.
Kjo është arsyeja pse kjo ndeshje është super interesante, një ndeshje që do t'i japë sunduesin e futbollit në Maqedoni deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Shkendija dëshiron të arrijë sërish titullin, hera e fundit që tetovarët kanë qenë kampion në sezonin 2020/21.
Pritet një numër i madh shikuesve në tribunat e stadiumit, tifozët besnikë të Shkëndijës pritet t'u japin një aromë feste.
Fakti është se Shkendija është në formë më të mirë, skuadra e trajnerit Jeton Beqiri shkoi në një seri fitoresh kur u desh më shumë, përfitoi nga gabimet e kampionit në fuqi dhe tani është përpara në betejën për titull.
Nga ana tjetër, Struga TL ka përvojë, ka cilësi, ka Besart Ibraimin dhe Marjan Radeski, ish-lojtarë të Shkendijës.
Me ta si tandemi më i mirë sulmues në Maqedoni, Struga TL mund të arrijë një rezultat që i përshtatet dhe të fitojë titullin në mes të Tetovës, dhe në mënyrën më të bukur të tregojë se kush sundon në Maqedoni.
Për sa i përket traditës, është në anën e Strugës TL. Në 14 ndeshjet e mëparshme, skuadra e Strugës ka fituar shtatë herë, Shkendija ka festuar në 4 ndeshje dhe tri ndeshje kanë përfunduar pa fitues.
Është interesante se në tri ndeshjet e fundit në Tetovë, mysafirët kanë festuar dy herë”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.
Renditja: Shkendija 61, Struga TL 61, Shkupi 58, Tikveshi 42, Rabotniçki 41, Sileksi 41, Voska 40, Gostivari 40, Brera 38, Vardari 35, Bregallnica 27 dhe Makedonija GP 26 pikë.