Një ditë thuajse vendimtare në Europë për të njohur skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.:
Nëse Roma nuk mund të mposhtë Atalantën, Bolonja do të rrëmbejë kualifikimin, ndërsa Juventusit do t’i mjaftojë një fitore ndaj Salernitanës.
Vendi i pestë, megjithatë, do të kontestohet nga romakët dhe bergamaskët.
Sigurisht që ndeshja e kësaj mbremje në stadiumin “Gewiss” mund të japë një tregues shumë të saktë se çfarë mund të ndodhë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.