Ballkani i Therandës është afër që të kurorëzohet me titullin e tretë rresht të Kosovës.
Puna e palodhshme e presidentit të klubit, Arsim Kabashi, dhe kryetrajnerit Ilir Daja, japin frytet të klubi që po shijon periudhën më të mirë në katër vitet e fundit.
Ballkani para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:0 Fushë Kosovën, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 31-të, futbollisti Walid Hamidi shënoi eurogol e në këndin e epërm të majtë.
Ai goditi nga rreth 20-21 metra dhe topi vështirë të ndalej nga portieri i Fushë Kosovës, 2:0
Almir Kryeziu në minutën e 52-të realizoi për 2:0 dhe Karrica (89') për 3:0.
Ballkani prin me 72 pikë dhe Fusha Kosova zë vendin e nëntë me 20 sosh.