Feronikeli 74 i kryetrajnerit Shefki Kuqi ka importuar një pikë të madhe në Gjilan, duke luajtur baras 0:0 me Dritën, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi synon që t’i ikë zonës së barazhit.
Drita renditet në vend të tretë me 66 pikë e Feronikeli 74 është në të tetin me 33 sosh.
Ballkan i kryeson me 72 pikë e ka katër më shumë se Llapi në pozitën e dytë.
Drita e Gjilanit duket se dorëzohet në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.