Dukagjini i Klinës ka arkëtuar tre pikë jetike, duke e siguruar praktikisht ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Klina e mposhti me rezultat 1:0 Prishtinën, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Redon Syla shënoi në minutën e 58-të.
Prishtina zë vendin e pestë me 46 pikë e ka një më shumë se Dukagjini që gjendet një pozitë më poshtë.