Gjilani kthehet me tre pikë të arta nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren.
Gjilani e mposhti me rezultat 3:1 Lirinë.
Jaroviq në minutën e 27-të kaloi në epërsi Gjilanin dhe pas tetë minutave (35’) Shehi shënoi autogol për 1:1.
]Në minuta e parë të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Shabani realizoi për 1:2 në favor të Gjilanit.
Kushtrim Shabani shënoi golin e dytë personal të tij në ndeshje dhe për 1:3 në minutën e 57-të.
Gjilani renditet në vend të shtatë me 39 pikë e Liria në të fundit me 14 sosh pas javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.