Daja: Kemi dy finale, duhet të jemi me këmbë në tokë

Futboll

Daja: Kemi dy finale, duhet të jemi me këmbë në tokë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 17:36
Ilir Daja

Trajneri i Balkanit, Ilir Daja nuk e ka cilësuar si të përfunduar garën për titull të kampionit me triumfin e ekipit të tij ndaj Fushë Kosovës.

Ai ka thënë se Ballkanit i mbesin, siç thotë ai, “dy finale” për t’i fituar.

“Ajo që u arrit sot është mëritë e djemve të cilët kanë pasur një lojë të mirë dhe ritëm të jashtëzakonshëm.

Të gjithë në mbrojtje dhe të gjithë në sulm. Është panorama më e bukur që është parë e ekipit tonë. Kemi dy finale tjera përveç finales së Kupës. Duhet të jemi me këmbë në tokë”, ka thënë Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat