Struga Trim Lum është në epërsi me 0:1 nda Shkëndijes së Tetovës, në derbin e madh e për titull të javës së 32-të të elitës së futbollit në Maqedoni të Veriut,
Besart Ibraimi pati rast ideal në minutën e 13-të por portieri i Shkëndies Taleski e ka shpëtuar portën.
Në minutën e 38-të, Endrit Krasniqi nga afërsia nuk shënoi, portieri i Strugës Kjoshevski me këmbë e shpëtoi portën.
Besart Ibraimi nga rreth 20 metra shënoi eurogol e në këndin e majtë, 0:1 në minutën e 44-të.
Shkëndija pati tre raste në pjesën e parë por pa finalizim.
Ndeshja po përcillet nga rreth 10 mijë shikues.