Atletico Madridi pothuajse edhe matematikisht është në garat e ardhshme të Champions League.
Atletico me mund të madh e në frymën e fundit, e mposhti me rezultat 1:0 Celta Vigon.
Futbollisti De Paul shënoi në minutën e 85-të.
Atletico renditet në vend të katërt me 70 pikë e ka tetë më shumë se Athletic Bilbao pas javës së 35-të në kampionatin spanjoll.
Celta zë vendin e 16-të me 34 pikë të mbledhura.