Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, mori një pikë të madhe në Kavadar, duke luajtur baras (0:0) me Tikveshin.
Voska ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Edhe një javë ka mbetur deri në fund dhe mbyllet kampionati.
Voska zë vendin e gjashtë me 41 pikë e Tikveshi është në të 4-tin me 42 sosh.