Ndryshimi formulës së kampionatit të femrave në futboll nuk ka sjellë asnjë lloj ndryshimi.
Vllaznia është shpallur përsëri kampione me një diferencë të dukshme ndaj skuadrave që ka gjetur përballë në rrugëtimin e saj, teksa ka fituar sot titullin e 11-të radhazi.
Finalja ndaj Apolonisë ka qenë e barazuar vetëm për pak minuta, aq sa iu deshën vajzave shkodrane për të gjetur rrjetën.
Ato shënuan tre gola në 7 minuta me Franjën, Berishën dhe Ramadanin, për të bërë të qartë se dominimi tyre ishte i padiskutueshëm.
Franja shtoi një tjetër gol në pjesën e dytë, duke mbyllur çdo diskutim dhe duke i dhënë vajzave shkodrane trofeun e radhës në futbollin e femrave.