Sokol Cikalleshi gjen rrugën drejt rrjetës këtë të dielë, në takimin e Konyaspor ndaj Samsunspor-it, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Superligës turke.
Ndërsa ndeshja ishte me rezultatin 2-0, Cikalleshi shënoi me kokë në minutën e 38’, duke bërë që ekipi i Konyaspor të shkojë i qetë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.
Ndërsa sa i përket sulmuesit tjetër të kombëtares shqiptare të futbollit, i cili luan për Samsunspor, Muja e ka ndjekur fraksionin hapës nga stoli.
Aktualisht rezultati i ndeshjes Konyaspor-Samsunspor është 3-0, ndërsa është për t’u luajtur edhe gjysma e ndeshjes.