Sulmuesi i Arsenalit befason me deklaratën

Futboll

Sulmuesi i Arsenalit befason me deklaratën

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:26
Haverc

Arsenali mposhti Manchester Utd në “Old Trafford” me rezultatin 0-1, duke e çuar garën për titull në Premier League në javën e fundit të sezonit. 

“Topçinjtë” duhet të mposhtin Everton dhe Mançester Siti duhet të humbasë pikë. “Qytetarët” luajnë me Totenhemin të martën dhe më pas me Uest Hem-in të dielën.

Arsenali është një pikë përpara Cityt. Topçinjtë kanë një gol diferencë me rivalët e Pep Guardiolës, kështu që nëse skuadrat përfundojnë në barazim me pikë, Arsenali do të fitojë titullin. 

Duke folur pas ndeshjes për “Sky Sports”, sulmuesi i Arsenalit, Kai Haverc, deklaroi: “Unë do të jem tifozi më i madh i Totenhamit  të martën. Të gjithë do të jemi me Totenhemin”, u shpreh Haverc. 

Kujtojmë që Totenhemi dhe Arsenali në të kaluarën kanë pasur një rivalitet të ashpër për shkak të derbit të Londrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat