Claudio Lotito, presidenti i Lazios, foli në festën e 50-vjetorit të skudetos së parë, duke u ndalur tek objektivat e së ardhmes.
“Unë si president duhet të harmonizoj ambientin që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte.
Pa mua në 2004 klubi nuk do të kishte ekzistuar. Lenzini dhe skuadra e ’74 më mësuan shumë, ata janë këtu sepse besojnë në vlerat e Lazios, duke inkurajuar lojtarët aktualë dhe duke dhënë një ndjenjë përgjegjësie.
Ëndërroj të fitojmë një Scudetto” – Tha ai.