Ish-mbrojtësi, Costacurta: Mbrojtja dobët, por sezoni i Milanit ishte pozitiv

Futboll

Ish-mbrojtësi, Costacurta: Mbrojtja dobët, por sezoni i Milanit ishte pozitiv

Më: 13 maj 2024 Në ora: 19:16
Alesandro Kostakurta

I ftuar në studiot e “Sky”-it, Alesandro Kostakurta ka dhënë mendimin e tij për performancën e Milanit këtë sezon dhe për problemet mbrojtëse të ekipit kuqezi. “Pioli punoi që skuadra të shënonte një gol më shumë sesa të tjerët.

Faza e mbrojtjes nuk ishte pjesa më e mirë e Milanit sivjet, në fakt do të thosha se ishte hallka e dobët, por në front kuqezinjtë gjithmonë krijuan shumë.

Kishte disa paraqitje nën pritshmëritë e ekipit.

Dy-tre lojtarë të sulmit nuk ndihmonin në fazën e mbrojtjes dhe prisja paraqitje pak më të mira nga lojtarët qendrorë, por kur luani futboll si ai i Stefano Piolit, mendoj se në njëfarë kuptimi ju dëshironi të merrni rezultatin dhe unë ndiej se ai ia doli”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat