Zhegrova në modë, klubi i Serie A interesohet për lojtarin shqiptar

Futboll

Zhegrova në modë, klubi i Serie A interesohet për lojtarin shqiptar

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:16
Edon Zhegrova

Një nga lojtarët më të spikatur në Ligue 1 për këtë sezon padyshim se është Edon Zhegrova. Sulmuesi shqiptar ka kontribuar në këtë edicion për Lille, duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

Në verë, Zhegrova mund të ndërrojë mjedis dhe së fundmi vijnë të reja të rëndësishme.

Florent Ghisolfi, drejtori i ri sportiv i Romës ka dhënë propozimin se lojtari në fjalë është zgjedhja e duhur për ofensivën.

Një kalim në Serie A është tejet interesant për futbollistin, pasi në kampionatin italian, ai do kishte mundësi edhe më shumë për të treguar veten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat