Lecce pësoi disfatë 0-2 në shtëpi ndaj Udineses, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani luajti titullar për Leccen, me trajnerin Gotti që e la në fushë për plot 90 minuta.
Ramadani mori një nga notat më të larta në skuadër, vlerësimi 6.8 për të.
Sa i takon sfidës, golat për Udineses mbajnë firmat e Lucca dhe Samardzic.