Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë fundjavë në futbollin brazilian, me një trajner i cili ka vendosur që të japë dorëheqjen në pushimin e ndeshjes së skuadrës së tij.
Ka ndodhur në kategorinë e katërt të kampionatit “Karioka”, ku Brasiliense ndeshej me Real Brasilia.
Trajneri Paulo Roberto Santos, i mërzitur nga kritikat që po merrte gjatë ndeshjes nga presidenti i klubit të tij, Luiz Estevao, ka dhënë dorëheqjen në mes të ndeshjes, duke u larguar në pushim bashkë me gjithë stafin teknik, siç shpjegon “Globo”.
Një situatë e çuditshme, pasi në pjesën e dytë është paraqitur si drejtues në pankinë vetëm mjeku i skuadrës, Zhorge Oliva.
Në mënyrë të papritur, Brasiliense ia doli të triumfonte me shifrat 2-1 ndaj kundërshtarëve në pjesën e dytë dhe të fitonte ndeshjen duke marrë vendin e parë në renditjen e kampionatit.