Kastrioti e mbylli sezonin në Kategorinë e Parë në vendin e shtatë.Në fillim të garës u aludua se krutanët të zbritur nga Superiorja do të ishin një ndër kandidatët për rikthimin në elitë.
Afrimi i lojtarëve të rinj ndikoi që ekipi të mos ngjitet më lart, madje vetëm tre javët e fundit, futbollistët treguan forcën, pasi gjatë rrugës më shpesh kanë gabuar se sa kanë nxjerrë ndeshje të mira.
Me mbarimin e garës, një pjese të mirë të lojtarëve u përfundojnë kontratat, kështu që priten largime, të cilat madje kanë filluar. Ka qenë mesfushori me tipare sulmuese, kavajasi Edmond Hoxha, i pari që është larguar. 27-vjeçari, që më parë ka luajtur me Besën, Besëlidhjen dhe këtë sezon me Kastriotin në 22 ndeshje, ku shënoi një gol. Ai u ka dhënë lamtumirën krutanëve sapo është mbyllur ndeshja e fundit kundër Korabit.
Hoxha është parë të takohet e falënderoj trajnerin Ndreu për besimin e dhënë dhe i ka komunikuar se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit.
Pavarësisht kësaj, trajneri Ndreu i ka ofruar të qëndrojë në ekip edhe sezonin e ri. Hoxha ka preferuar që për momentin të mos japë sqarime rreth së ardhmes së tij. Që pas ndeshjes me Korabin kanë nisur pushimet për skuadrën krutane.