Manchester United dhe Raphael Varane kanë vendosur që ta ndërpresin bashkëpunimin këtë verë.
Tanimë është e konfirmuar që Varane do të largohet nga United si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
“Do ju shoh juve në ‘Old Trafford’ për t’ju thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit si vendas të këtij sezoni. Do të jetë një ditë plot me emocione për mua”, ishin fjalët e Varanes drejt tifozëve të United.
Varane do të jetë lojtar i lirë në merkato pasi që kontrata e tij nuk do të rinovohet te United.