Struga Trim Lum është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ky është titulli i dytë për skuadrën strugane, e cila falë Besart Ibraimit dhe Marjan Radeskit fituan me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes.
Ibraimi - golashënuesi më i mirë në historinë e Maqedonisë së Veriut me gjithsej 202 gola, kontrata me Strugën i skadon më 15 qershor.
Të dyja palët janë aktualisht të pavendosura nëse do të vazhdojnë kontratën.
Koha mbetet për të treguar nëse Besarti do ta veshë fanellën e kampionit sezonin e ardhshëm apo jo.